Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka thënë se me pikëllim të thellë e ka pranuar lajmin e ikjes së aktorit dhe humoristit të madh Rasim Thaçi-Cima.
Sipas saj, humori i tij ishte dritë edhe në ditët më të errëta, ishte rezistencë ndaj sistemit shtypës, ishte shpresë për ditë më të mira.
“Me pikëllim të thellë sot pranuam lajmin e ikjes së aktorit dhe humoristit të madh Rasim Thaçi-Cima. Sot Kosova u varfërua, mbeti pa ikonën e humorit, aktorin dhe njeriun e mirë që na fali shumë kujtime. Humori i tij ishte dritë edhe në ditët tona më të errëta, ishte rezistencë ndaj sistemit shtypës, ishte shpresë për ditë më të mira”.
“Ai na bëri të qeshim gjithë jetën e tij. Ne sot jemi të pikëlluar, sepse ikja e Cimës do ta lë një zbrazëtirë të madhe. Por, ne do ta kujtojmë përherë me mall humorin e tij”.
“Ngushëllime familjes, miqve, kolegëve dhe gjithë popullit të Kosovës”.