Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur ka thënë se s’mund të ketë normalizim të raporteve me Serbinë pa u mbyllur kjo plagë.
Osmani që gjatë ditës ka bërë homazhe tek obelisku i personave të pagjetur ka thënë se nuk mund të ketë paqe të vërtetë pa paqe shpirtërore në familjet që i kanë edhe 20 vjet pas luftës familjarët e zhdukur.
Postimi i plotë i Vjosa Osmanit:
20 vjet pritje
Sot e çdo ditë, e themi para gjithë botës se nuk do të ketë qetësi dhe se përpjekjet për normalizim raportesh me Serbinë nuk mund të japin asnjë rezultat, derisa plagët në zemrat e nënave tona të jenë të hapura; nuk mund të ketë paqe të vërtetë ndërmjet nesh, pa paqe shpirtërore tek secila familje në Kosovë, që edhe 20 vjet pas luftës ka familjarë të zhdukur.