Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar familjen e heroit Agim Ramadani.
“E nderuar sonte të pritem në Zhegër te familja e heroit Agim Ramadani. Aty ruhen të gjitha pikturat e tij, por edhe guri i kufirit që kishin thyer Agim Ramadani me shokë”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook.
“Një shembull i jashtëzakonshëm që dëshmon se ideali për vendin thyen çdo pengesë e sfidë, sado e vështirë që mund të duket. Guximi e dashuria për atdheun që treguan në kohët më të vështira Agim Ramadani bashkë me mijëra burra e gra të Kosovës le të jetë udhërrëfyes i yni i gjithhershëm”.