Presidenti rus, Vladimir Putin, sikur e ka “ringjallur” liderin serb Sllobodan Millosheviq.
Mesazhet që ai dërgoi disa ditë para sulmit ndaj Ukrainës përkujtojnë matricën e Millosheviqit, e njohur nga vitet ‘90 në Ballkanin Perëndimor. Luftërat në ish-RSFJ, sanksionet ndërkombëtare dhe izolimi i vendit, hiperinflacioni, bombardimet e NATO-s mbi Jugosllavinë – shënuan sundimin e Millosheviqit. Putini edhe më herët është përshkruar si “Sllobodan Millosheviq me bombë atomike”. Shikoni ngjashmëritë në retorikën e Putinit dhe Millosheviqit.
Ukraina ishte një pjesë përbërëse e ish-BRSS-së. Me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, 15 shtete të reja u vendosën në hartën e botës. Në mesin e tyre është Ukraina, e cila shpalli pavarësinë në vitin 1991.
Kosova, krahinë e dikurshme jugore e Serbisë, shpalli pavarësinë në vitin 2008. Për shkak të krimeve të ushtrisë dhe policisë serbe, në vitin 1999, NATO filloi një ndërhyrje ajrore në Republikën Federative të Jugosllavisë. Pas marrëveshjes për ndërprerjen e sulmeve ajrore, forcat ndërkombëtare hynë në Kosovë.
Deklaratën e njohur “Askush nuk guxon t’ju rrahë”, Sllobodan Millosheviqi e bëri gjatë një takimi me përfaqësuesit serbë të Kosovës, në Fushë Kosovë, më 24 prill 1987. Vladimir Putin, gjatë fjalimit të tij drejtuar kombit për shkak të njoftimit për ndërhyrjen kundër Ukrainës, më 24 shkurt 2022, pati narracion të ngjashëm.
Në vitin 2014, Rusia aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë. Atë vit u mbajt referendumi, në të cilin, sipas rezultateve zyrtare, shumica e banorëve votuan për hyrjen e Krimesë në Federatën Ruse.
Në vitet ‘90, lidershipi serb këmbënguli në të drejtën e popullit serb për të jetuar në një shtet, gjegjësisht për të mbetur në Jugosllavi.
Lexoni deklaratën e Sllobodan Millosheviqit nga takimi me kryetarët e kuvendeve komunale, më 16 mars 1991, transkriptet e së cilës janë publikuar në të përjavshmen Vreme, si dhe deklaratën e presidentit rus, Vladimir Putin, nga fjalimi i tij i 21 shkurtit të këtij viti.
Më shumë se tridhjetë vjet midis dy deklaratave: Sllobodan Millosheviqi, më 1991 Radio Televizioni i Beogradit dhe Vladimir Putin, fjalimi më 21 shkurt 2022.
Fjalimi i Sllobodan Millosheviqit për Kushtetutën e re të Serbisë, në vitin 1990 dhe fjalimi i Vladimir Putinit më 21 shkurt 2022, kur ai shpalli pavarësinë e rajoneve të Donjeckut dhe Luhanskut.
Sllobodan Millosheviq, fjalimi i fundit para qytetarëve, në cilësinë e presidentit të Jugosllavisë, më 2 tetor 2000 dhe Vladimir Putin, më 21 shkurt 2022.
Intervista e Sllobodan Millosheviqit për mediat lokale amerikane, transmetuar nga Associated Press më 19 prill 1999 dhe fjalimi i Vladimir Putinit më 21 shkurt të vitit 2022.
Gjithnjë e më shumë vende po vendosin sanksione ndaj Rusisë, pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Bashkimit Evropian (BE) dhe Britanisë së Madhe. Më 21 shkurt, Putini njohu pavarësinë e rajoneve separatiste në Ukrainën lindore. Kur nisi pushtimin e Ukrainës, BE-ja paralajmëroi pakon më të rëndë të sanksioneve.
Kombet e Bashkuara vendosën sanksione, gjegjësisht një bllokadë ekonomike ndaj Republikës Federative të Jugosllavisë në vitin 1992, gjatë luftës në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë.
Sllobodan Millosheviq, dhjetor 1996, dhe fjalimi i Vladimir Putinit, më 21 shkurt 2022./EvropaeLirë.org/