Vladimir Putin merr masa ekstreme gjatë vizitës së pacientëve me Coronavirus

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

President rus Vladimir Putin u shfaq sot në një vizitë në spitalin Kommunarka, në periferi të Moskës ku pacientët po trajtohen për Coronavirusin e ri.

Para se të futet brenda spitalit ai është veshur me një kostum mbrojtës dhe është pajisur me një respirator, në mënyrë që të mos infektohet nga Coronavirusi.

Edhe pse nuk ka shumë të infektuar, autoritetet ruse mendojnë se gjërat mund të ndryshojnë së shpejti dhe për këtë arsye po ndërtojnë një spital infektiv gjigant në periferi të kryeqytetit.

Zona është ajo e Voronovskoye, dhe nuk ka qendra banimi të rëndësishme afër. Fondet për ndërtimin janë tashmë lëvruar dhe punimet po fillojnë me ritme të larta. Spitali do të kushtojë 100 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme