VLEN dënon glorifikimin e Mlladiqit nga partia e serbëve në RMV: Duhet përgjegjësi

Prishtinë | 28 Gus 2026 | 21:10 | Nga Ekonomia Online

VLEN, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka dënuar glorifikimin Ratko Mlladiqit, të bërë nga Partia Demokratike e Serbëve në Maqedoninë e Veriut.

VLEN ka kërkuar përgjegjësi të menjëhershme, duke shtuar se, kush nuk respekton viktimat nuk mund të jetë garant i të drejtave të komuniteteve.

Ndryshe, VLEN është pjesë e koalicionit të VMRO-DPMNE të Hristijan Mickoskit, pjesë e të cilit koalicion, është edhe partia e serbëve në RMV.

Postimi:

VLEN dënon fuqishëm glorifikimin e kriminelëve të luftës

VLEN dënon fuqishëm çdo glorifikim të çetnikëve dhe veçanërisht të Ratko Mlladiqit, i dënuar për gjenocid dhe krime të tjera të rënda.

Akoma më shqetësuese është kur përmbajtje të tilla publikohen nga drejtuesi i një institucioni që ka për detyrë të mbrojë të drejtat e shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera.

Kjo nuk është çështje shijesh apo bindjesh personale. Është çështje e standardeve të një zyrtari publik dhe e mesazhit që institucionet ua dërgojnë qytetarëve.

VLEN kërkon përgjegjësi të menjëhershme. Kush nuk respekton viktimat dhe vlerat e bashkëjetesës nuk mund të jetë garant i të drejtave të komuniteteve.

Të ngjashme