Kosova luan sonte testin vendimtar për kualifikueset e Euro 2020, ku do të përballet me Malin e Zi.
‘Dardanët’ do të luajnë në stadiumin mitik ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:45 e që është arena ku ata nuk e njohin fjalën humbje.
Skuadra e Bernard Challandes futet në këtë ndeshje si favorite përballë malazezëve. Favorit Kosova është edhe në vlerësin e përgjithshme të skuadrave, shkruan lajmi.net.
Kombëtarja jonë vlen 74 milionë euro dhe ka moshën mesatare të ekipit 24.9 vjeç, kundrejt Malit të Zi që ka vlerë 58.9 milionë euro dhe ka moshën mesatare 58.9 milionë.
Malazezët duhet t’i falen Stefan Savic, i cili është lojtari më i vlefshëm nga të dyja skuadrat me 35 milionë euro.
Ndërkohë, lojtari më i vlefshëm te Kosova ësht Milot Rashica me 20 milionë euro.
Kosova rangohet në vendin e 120 në FIFA, kurse Mali i Zi në të 55-tin.