Komuna e Ferizajit vlerëson bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në këtë gjendje pandemie të virusit COVID-19, me Asociacionin e Komunave të Kosovës.
Për të shprehur falënderimin, i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Arsimit, Afrim Llabjani, pritën sot në takim drejtorin e AKK-së, Sazan Ibrahimi.
Ne ketë takim u diskutua mbi gjendjen e përgjithshme dhe menaxhimin e krizës shëndetësore, nevojat e Komunës dhe procedimi i tyre në nivelin qendror.
Aliu njoftoi mysafirin me situatën në Ferizaj, hapat që janë ndërmarr dhe funksionimin e ekipeve emergjente dhe vet Shtabit Emergjent.
Me motivacionin për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërinstitucional, avancimin e pozitës së komunave në vendimmarrjen qendrore si dhe adresimin e sfidave të qeverisjes lokale.
Kryetari i Ferizajt i ndau mirënjohje drejtorit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.