Më një minutë heshtje, Në respekt të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Ferrit, ka filluar mbledhja komemorative dhe homazhe.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se veprimtaria e akademikut dhe artistit, Rexhep Ferri do vazhdon të jehoj edhe tek brezat e rinj të cilët do kenë shumë për të mësuar nga ai.
“Artisti Rexhep Ferri nuk na lë dot, vepra e tij do i përcjell edhe brezat e rinj të cilët kanë shumë për të mësuar nga ai. Sot nuk jemi mbledhur këtu për ta kujtuar vetën një artist, por jemi sepse një artist do vazhdoj të na ndriçoj rrugën. Do të kujtohet përherë si artist modernist me stilin me të veçantë, nuk mund të shohësh një pikturë të Rexhep Ferrit dhe të mos e njohësh autorin”, ka thënë Kurti.
Kreu i Qeverisë tha se studentët e tij tregojnë se ai kishte një pasion ku nxirrte në pah potencialet e shtypura.
“Arti i tij është pasqyrim i përjetshëm i artit kombëtar, na la aq shumë vepra e veprimtari sa ngushëllimi i gjithë Kosovës do jetë përjetësisht i mbushur me veprat e tij. Do ta kujtoj me mall sepse tashmë me mungon por do ta përmendi me gëzim sepse kam shumë kujtime. Ai e Unë me vajzën time në parkun e qytetit, njëri që posa të shikonte të përfshinte në rrethinën e tij”, theksoi ai.
Ndërkaq një pasqyrim rreth jetës dhe veprimtarisë së autorit Ferri, e bëri Naser Ferri i cili tha se veprat e lartësojnë dhe e bëjnë rë pavdekshëm.
“Po japim sot lamtumirën e fundit autorit të madh, akademikut Rexhep Ferrit, artistët e mëdhenj lanë veprën që i lartëson e i bënë të pavdekshëm, la trashëgimtarët qe i ka edukuar në rrugën e mbarë. Njohja me Ferrin prej gjysmë shekulli, njohje që na bën nderë neve që kemi adhuruar punën e tij. I hapur edhe me studentët qe i konsideronte familje. Në vitin 2000 mori titullin akademik, që nga ekspozita e parë në 1967 në Prishtinë deri rek ajo në Itali, e Paris e deri tek galeria kombëtare e Tiranës, ai nuk pushonte të sillte risi”, tha ai.
Ndërkaq, Lendita Juniku Pula, bëri të ditur se Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës i kanë arritur disa telegrame ngushëllime, ku u e lexuan dy prej tyre.