Vlerësohet përkrahja e Austrisë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve të digjitalizimit në Kosovë

Prishtinë | 27 Jan 2021 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Në webinarin e organizuar nga ACCESS, së bashku me partnerët austriakë dhe ndërkombëtarë për të lansuar mekanizmin digjital të certifikimit të BCC-së, u theksua rritja e bashkëpunimit të Austrisë dhe Kosovës në ngritjen e cilësisë së shërbimeve të digjitalizimit të biznesit dhe ngritjes së konkurrencës së konsulentëve digjitalë në nivel lokal dhe ndërkombëtar, raporton Ekonomia Online.

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, tha se digjitalizimi ndikon në zhvillimin e ekonomisë.

“Austria dëshiron të ndihmojë në procesin e digjitalizimit, me qëllim për të krijuar vende pune. Ne jemi të vetëdijshëm se biznesi i konsulentëve është në fazën e fillimit. Krejt projektet e ADA-së janë për njerëzit dhe për t’i ndihmuar njerëzit. Përqindja e të rinjve të papunë është e lartë, kjo është e dhimbshme. Jam i lumtur që jemi duke zhvilluar këtë aktivitet për t’i përkrahur bizneset private”, tha Weidinger.

Ndërsa, president i Asociacionit të Industrisë Softverike të Austrisë, Peter Lieber, tha se është i lumtur që bashkëpunimi mes Kosovës dhe Austrisë po rritet për këtë sektor.

“Mendoj se është një hap i madh për të shkuar në certifikimin e kësaj. Software është diçka që nuk mundesh ta prekesh, sfidat janë se ki problem me sigurinë, prandaj është shumë e nevojshme me gjet strategji që ta bëjmë më të besueshme. Austria dhe Kosova kanë një bashkëpunim shumë të mirë…Ta krijojmë një ambient ku mund të punojnë shumë kompani së bashku”, tha Lieber.

Presidenti i Federatës Europiane të Asociacioneve të Konsulencës Menaxheriale, Matthias Loebich, tha se bizneset që janë të hapura për digjitalizimin nuk do t’ju mungoj suksesi.

“Ky është një moment i rëndësishme, digjitalizimi si pasojë e pandemisë është bërë e nevojshme. Suksesi vjen nga këto biznesi që janë të hapura për arenën e digjitalizimit. Në Evropë është duke u rritur shumë digjitalizimi. Përmes kësaj kemi ndihmuar shumë biznese të konsulentëve. BCC është një arritje e madhe. Digjitalizimi është një mundësi për ekonomitë e vogla që të depërtojnë më shpejt drejt suksesit, sidomos për vendet si Kosova. Bashkëpunimi mes Austrisë dhe Kosovës po rritet çdo herë e më shumë”, tha Loebich.

Në anën tjetër, drejtoresha e Këshillit të Konsulentëve të Kosovës (BCC), Jehona Lluka, tregoi për suksesin e BCC-së, tha se numri i marrëveshjeve është rritur deri në 60 për qind që nga 2016-ta.

“Tani BCC-së është trupi që ofron certifikimin, në nivel lokal. Prej marsit kemi certifikuar ekspertë të IT-së, E-commers, rrjeteve sociale e shumë të tjerë. Kosova ka popullsinë më të re dhe kjo ndikon pozitivisht në epokën e digjitalizimin. BCC konsulentët ndikojnë pozitivisht në kompanitë të ndryshme, BCC ka bërë edhe shume video guide për t’i informuar të tjerët.BCC që prej 2016 ka ndryshuar mënyrën e bashkëpunimeve, prej atëherë kemi arritur shumë marrëveshje me institucione private dhe publike. Kemi rritje 60 për qind të marrëveshjeve”, Llluka.

Ndërsa, kryetari i Këshillit Ndërkombëtar të Instituteve të Konsulencës Menaxheriale (ICMCI), Dwight W. Mihalicz, tha se është e rëndësishme që edhe institucionet vendit të ndërmarrin hapa për futjen e programeve të konsulencës në programet arsimore. 

“Çelësi është se kemi një rrjet te konsulentëve që mund të këshillojnë Qeverinë e Kosovës për të arritur në një nivel më të lartë. Na duhet të edukojmë të rinjtë dhe rolin I institucioneve është shumë I madh për këtë çështje. Duhet të krijojmë programe të tilla për konsulentë. Si institucionet, apo bashkëpunimi I të gjithave kompani të konsulentëve të bëhen bashkë për të ngritur zërin”, tha Mihalicz.

Në anën tjetër, kryeshefi Ekzekutiv i Harl Consulting, ekspert për konsulencë menaxheriale nga ACCESS, Alfred Harl, tha se Kosova ka një rini shumë profesionale dhe Evropa duhet ta përdorë këtë kapacitet.

“Bashkëpunimin mes klientëve dhe korporatave është I madh, kjo tregon se nëse punoni së bashku suksesi është I garantuar, këtë e bënë BCC…Shumë të rinj të Kosovës janë shumë profesionale dhe Evropa duhet ta përdorë këtë kapacitet”, tha Harl.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/808484939757824

Të ngjashme