Kandidati për deputet nga LDK, Besim Mulaj është shprehur mirënjohës ndaj punës së gazetarëve.
Ai thotë se “në këto pesë vite të qeverisjes së majtë, gazetarët janë ballafaquar me barriera të shumta – nga kufizimi i qasjes në informata deri te etiketimet dhe sulmet publike nga zyrtarët qeveritarë”.
Megjithatë, Mulaj thekson se përkushtimi i medias për informimin e drejtë dhe të pavarur të qytetarëve të Kosovës ka qenë i jashtëzakonshëm.
“Ne e vlerësojmë lart rolin tuaj në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe të informuar. Liria e medias është themeli i një shteti të drejtë dhe euroatlantik, dhe unë, bashkë me subjektin tim, ju mbështesim fuqishëm në këtë kauzë fisnike.
Koha është për ndryshim! Përtej profesionit tuaj si gazetarë, pronarë apo punonjës mediash, ju mbi të gjitha jeni qytetarë të Kosovës. Me votën tuaj dhe atë të familjeve tuaja, mund të kontribuoni për një Kosovë më demokratike dhe më të hapur ndaj botës”, shkruan Mulaj.
Ai bën thirrje që më 9 shkurt të votohet LDK-ja, Lumir Abdixhiku dhe Mulaj me numër 79.
“Ju bëj thirrje që më 9 shkurt të votoni Lidhjen Demokratike të Kosovës me numër 124 dhe Dr. Lumir Abdixhikun për Kryeministër, si dhe të më mbështesni mua si kandidat për deputet me numër 79. Boll më me qeverisjen e majtë dhe konfliktet e pafundme! Kosova është e vogël, por ka mundësi për të gjithë. Zoti ju bekoftë ju dhe Kosovën tonë!”, thekson ai.