Vllahiu: Do t’iu sigurojmë arsim cilësor fëmijëve me Sindromën Down

Prishtinë | 05 Tet 2017 | 12:14 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK) Arbër Vllahiu, vizitoi shoqatën “Down Syndrom Kosova”.

Vizita e Vllahiut shënoi hapjen zyrtare të shitjes së xhemit të mjedrave e krijuar nga kjo shoqatë.

Sipas tij, ky produkt doli si rezultat i punës së fëmijëve nga kjo shoqatë me sindromën Down, si dhe të përkushtimit të anëtarëve të shoqatës, raporton Ekonomia Online.

Vllahiu theksoi se fëmijët me sindromën Down duhen të përfshihen në shoqërinë e të mos stigmatizohen.

“Ky produkt dhe ky angazhim e tregon vlerën e shoqërisë tonë, duhet më shumë mbështetje për këtë komunitet, t’iu sigurohen më shumë mundësi, arsim më cilësor për ta, kushte më të mira, shkolla dhe mësues më profesional në shkolla e të përfshihen më shumë në shoqëri”, tha Vllahiu.

Të ngjashme