Opinionisti dhe njëherit ish-ambasadori në Çeki, Arbër Vllahiu në emisionin ka folur për shkarkimin e tij nga posti i ambasadorit.
Ai këtë vendim e ka quajtur politik dhe sipas tij është marrë në kabinetet politike.
“Vendimi ka qenë politik dhe vendimi është marrë në kabinetet politike, pra nuk ka të bëjë me çështjen e profesionalizmit të asnjërit prej atyre të cilët janë shkarkuar. Për asnjërin nuk është bërë vlerësimi i performancës së tij, pra të ambasadorëve të shkarkuar”, u shpreh Vllahiu.
Ai tha se kohën e shkarkimit, janë shtrembëruar faktet për ambasadorët.
“Në momentin kur është bërë shkarkimi ose lirimi nga detyra i 13 ambasadorëve, kanë qenë 13 ambasador politik, 13 ambasador të karrierës, pra diplomatë të karrierës, të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe gjashtë të tjerë të cilët kanë qenë të ngarkuar me punë ose shefa të misioneve të përkohshëm. Pra, thjeshtë kemi pas një balanc, tani se si janë shtrembëru më pas faktet, është çështje tjetër, është çështje politike”, tha ai, shkruan KlanKosova.
Tutje, ish-ambasadori Vllahiu tha se faktet janë shtrembëruar prej atyre që kanë ardhur në pushtet.