Vllasi: Serbia nuk është e interesuar për normalizim të marrëdhënieve

Prishtinë | 02 Maj 2023 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Avokati dhe ish-politikani, Azem Vllasi, për takimin e nesërm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, thotë se nuk mund të ketë pritshmëri të mëdha.   Vllasi, në emisionin “Info Nata” thotë që situata dhe raportet me Kosovës dhe Serbisë tani janë më të tensionuara.  

“Nuk mund të kemi pritshmëria të mëdha, sepse situata dhe raportet me Serbisë dhe Kosovës tash janë më të tensionuara, sesa kur ishte takimi i fundit në Ohër. Është prit një plan aktiviteti për zbulimin e fatit të të pagjeturit nga lufta, por sidoqoftë deklarata do të jetë çka do të jetë ajo është mirë”, tha ai në Tëvë1.

Sipas Vllasit, çështja kryesore që nesër në takim duhet të sqarohet është shkelja e marrëveshjes që është bërë nga ana e presidentit Vuçiq, që ka penguar Kosovën për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.   “Çështja kryesore është që duhet të sqarohet nesër se si Vuçiq menjëherë me të dyja këmbët ka shkelur pikën katër të marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit. Ajo është që Serbia nuk do ta pengojë Kosovën në procedurat e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare”, tha avokati.  

Vllasi thotë që presidentit Vuçiq i intereson vetëm Asociacioni, ku sipas tij këto çështje sinjalizojnë që nesër nuk do të ketë asnjë hap para në dialog.   “Vuçiqit po i intereson vetëm Asociacioni i komunave, publikisht po thotë që nuk i intereson asgjë tjetër. Këto janë çështje të cilat sinjalizojnë që nesër asnjë hap esencial përpara në dialog nuk do të ketë, por do të shohim se çfarë qëndrimi do të kenë ndërmjetësuesit”, tha ai mes tjerash.  

Njohësi i çështjeve politike thotë që Serbia nuk është e interesuar për normalizim të marrëdhënieve, sepse me këtë nënkuptohet dhe njohja reciproke.   “Serbia nuk është e interesuar për normalizim të marrëdhënieve, sepse normalizim i marrëdhënieve, apo një marrëveshje finale mes Serbisë e Kosovës, nënkupton edhe njohjen reciproke, Serbia edhe pas çdo rundi të bisedimeve, ku edhe Ivica Daçiq në Këshillin e Sigurimit ka thënë që kurrë Serbia nuk do ta njoh Kosovën”, shto ai.  

Në takimin e sotëm mes Kurtit dhe Vuçiqit pritet të nënshkruhet deklarata për të zhdukurit dhe do të diskutohet drafti i statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ndërkohë, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se takimi i së martës është i rëndësishëm.

 

Të ngjashme