Vllau i Erdoganit pret futbollistin Vedat Muriqi, para nisjes drejt Italisë

Prishtinë | 09 Sht 2020 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është duke pritur publikimin e rezultatit për COVID-19, që të udhëtojë drejt Italisë, aty ku pritet t’i bashkohet skuadrës së Lazios.

Por, gjatë ditës së sotme, prizrenasi është pritur nga vëllai i Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, Mustafa Erdogan, bën të ditur “Fener Arena.

Në këtë takim, prezent ishin edhe menaxheri i Muriqit, Haluk Canatar, dhe ish-futbollisti Ridvan Dilem.

25 vjeçari, në edicionin e fundit ishte pjesë e Fenerbahçes, ku në 36 paraqitje, shënoi 17 gola dhe bëri shtatë asistime.


Të ngjashme