Vlora Çitaku: Arben Vitia po ikë nga përgjegjësia duke i lënë të vetmuar mjekët dhe qytetarët

Prishtinë | 14 Gus 2021 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe qeverinë Kurti për ikjen nga përgjegjësia për tu marrë me rritjen alarmante të rasteve me Covid-19 për tu marr me zgjedhje lokale.

Ajo ka shkruar në faqen e saj në Facebook se Kosova ka shkallën më të lartë të infektimeve, dhe shkallën më të ultë të vaksinimit në Evropë.

Deklarata e plotë e Vlora Çitakut:

Mbi 1300 raste të reja sot me COVID.

Për kokë banori, Kosova ka shkallën më të lartë të infektimeve, dhe shkallën më të ultë të vaksinimit në Evropë.

Ministri i Shëndetësisë, në vend se të dorëzohet para gjendjes alarmante dhe t’i lë të vetmuar punëtorët shëndetësorë dhe qytetarët për të garuar në zgjedhje lokale, duhet urgjentisht ta decentralizojë dhe thjeshtëzojë procesin e vaksinimit duke ofruar shërbime edhe në qendrat e mjeksisë familijare, si dhe nëpër qendra mobile.

Asgjë nuk është më i rëndësishëm se shëndeti publik. Kjo lloj apatie nga ana e institucioneve është e papranueshme.

Të ngjashme