Vlora Çitaku dhe Uran Ismaili takohen me gratë e Prishtinës: Ato janë forca që frymëzojnë dhe e bëjnë të mundur fitoren

Prishtinë | 02 Tet 2025 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka njoftuar se të mërkuren bashkë me kandidatin për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili kanë zhvilluar një takim me gratë e Prishtinës.

Në një postim në Facebook, Çitaku tha se gratë janë forca që frymëzojnë dhe e bëjnë të mundur fitoren.

“Mbrëmë me gratë dhe vajzat e Kryeqytetit. Ato janë forca që frymëzojnë, që e mbajnë gjallë energjinë dhe e bëjnë të mundur fitoren. Entuziazëm, përkushtim dhe gatishmëri për angazhim pa kufi”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme