Vlora Çitaku flet për aferën “Pronto”: Nuk e ndiej veten fajtore

Prishtinë | 09 Tet 2022 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka folur për aferën e njohur ‘Pronto’ ku edhe ajo dëgjohet në një nga përgjimet që ishin publikuar vite më parë.

Ajo teksa u pyet se cilën gjuhë e di më mirë; anglishten apo shqipen, foli edhe për italishten, gjuhë kjo fjalët e së cilës mjaft shpesh kishin qenë të përdorura në bisedat telefonike mes pushtetarëve të PDK-së atëkohë.

“Mendoj që shqipen e di më mirë. Sa mos me.. Pronto.. Unë jam vetë. Po më duket se po e ditsha italishten më mirë se ti. Në fakt, ndoshta ti ke menduar se me nxen ngushtë, por s’po ndihem ngushtë. Është mirë me më dëgju çka flas e çfarë kam thënë”, u shpreh Çitaku.

Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA e shpjegoi bisedën ku dëgjohet duke folur me ish-shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, e mes tjerash, temë kishte qenë edhe ‘rehatimi’ i një personi në ministrinë e Integrimeve Evropiane.

Ajo tha se në këtë rast nuk bëhej fjalë për punësim por për një praktikant pa pagesë.

Në atë bisedë më është kërkuar që ta marr si ta themi, një praktikant pa pagesë, pa kontratë në ministrinë e Integrimeve. Pra, jo punësim. Është edhe aty. Nuk është bërë fjalë për punësim, por praktikë pa pagesë për disa javë. Praktikë ka mundur të bëjë secili. Fatkeqësisht, meqë ka qenë pa pagesë, unë shumicën e kërkesave për praktikë në ministrinë e Integrimeve i kam marrë nga studentët e huaj ose nga shqiptarë që kanë qenë jeta jashtë. Shumë pak ka pasur kërkesa nga Kosova”, shtoi ajo në emisionin ‘Oxygen’.

Krejt në fund, e pyetur se a është pishman për një gjë të tillë apo nëse e ndien veten fajtor, Çitaku u shpreh që jo, pasi “nuk e ka dëmtuar asnjëherë buxhetin e Republikës së Kosovës”.

Të ngjashme