Vlora Çitaku u shpreh me ton kritik ndaj Qeverisë Kurti dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.
Postimi i saj i plotë:
Pra, Qeveria e Kosovës përmes ZVKM Bislimi i paska vënë kushte Bashkimit Evropian dhe Amerikës. Bravo
Sinqerisht, në cilin cilin planet jetoni? Çfarë motive keni? A keni ambicie për Republikën e Kosovës? A doni ta kemi Kosovën anëtare të BE?
Jeni për keqardhje. Qe besa edhe qesharak, sikur mos të mbanit petkun zyrtar mbi supe.
Kush po mendoni që jeni? A po mendoni që e doni Kosovën më shumë se ne?!
Nuk do t’ju lejojmë që ta rrezikoni të ardhen e vendit tonë.
Në këtë fundjavë në Kosovë do të qëndrojnë disa zyrtarë të lartë nga SHBA. Mos u tallni. Merrni rekomandimet seriozisht.
Qeverisja nuk është lojë fëmijësh, e as kupon për të kompenzuar deficiet tuaja historike.