Vlora Çitaku numëron institucionet që kanë mbetur pa udhëheqës

Prishtinë | 29 Mar 2023 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka numëruar institucionet e vendit që kanë mbetur pa udhëheqës. Ndër to, janë Kryeprokuroria e Shtetit, Banka Qendrore e Kosovës e Trusti Pensional.

Për këtë, Çitaku ka thënë se Qeveria është pa ambicie e pa vizion.

“Një Qeveri pa adresë. Pa ambicje. Pa vizion. Pa Guvernator. Pa Kryeprokuror. Pa bord të Trustit. Pa rritje të pagave. Pa, pa, pa. Papaaaaa”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme