Vlora Çitaku për rastin e dhunës ndaj të moshuarës në Pejë: Kriminelë, t’u publikohen emrat

Prishtinë | 02 Nën 2022 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar për rastin e dhunës ndaj një të moshuare që raportohet se ka ndodhur në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë.

Çitaku ka kërkuar që të publikohen emrat e atyre që fizikisht dhe psiqikisht maltretuan të moshuarën në Pejë.

“Nuk pata forcë me e shiku deri në fund videon në të cilën disa infermijere e sulmonin fizikisht dhe e maltretonin psiqikisht një grua të moshuar në Pejë.
Emrat e tyre duhet të publikohen. Tu mirret e drejta e punës në institucione shëndetësore, si dhe të ndiqen penalisht.
Kriminele”, shkruan Çitaku.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3Dpfbid0XYsGpKXA9okUScBYg5nv2s6p8xFDvRACBGzMpcih5BH8MLjoCeze3St3dU2TPFZbl%26id%3D100079527735092&show_text=true&width=500

Reporteri.net ka kontaktuar Policinë e Kosovës në lidhje me rastin, por të njëjtit nuk kanë dhënë ende detaje.

Të ngjashme