Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka uruar Ditën e Veteranit të UÇK-së ka tëhnë se veterani është epitoma e qytetarit ideal.
Ajo ka thënë se veterani është epitoma e qytetarit ideal.
Postimi i plotë:
Urime për Ditën e Veteranit të UÇK-së! 🇦🇱🇽🇰
“Veterani është epitoma e qytetarit ideal. Inkarnimi i aktivistit hegelian të shoqërisë civile. Ai ngrihet lart pikërisht përmes vetëmohimit e guximit. Për të jeta biologjike është e pështirë pa përmbushje politike të saj. Nuk je gjallë vetëm se frymon. Nuk jeton vetëm pse s’ke vdekur. Veterani e kupton këtë të vërtetë dhe niset, fluturon, ngarend, si era, në drejtim të lirisë dhe me lirinë si kusht. Ai nuk kthehet mbrapa. Për të liria është jeta dhe jeta i jepet peng arritjes së lirisë gjer në arritjen e lirisë. Veterani është mishërimi i vetëdijes më të lartë, i mohimit të mohimit, i mohimit të mohimit të lirisë. Veterani është e vërteta e historisë, e lirisë dhe e historisë së lirisë.
Veterani duke u nisur ndalet. Ndalet nga jeta biologjike dhe niset për në jetën politike. Veterani nënshkruan pakt me vdekjen. Atë do ta ketë tërë kohën më afër sesa këmishën. Njëlloj si shokët e tij të rënë. Veterani braktis familjen biologjike për ta gjetur veten në familjen e madhe politike. Veterani braktis familjen – prindërit, gruan, fëmijët, motrën e vëllain. I braktis ata në rrezikun e jetës dhe vetë lufton për një jetë pa rrezik. Për veten dhe për ata. Për ne.
Veterani e ka humbur dorën, këmbën ose të dyjat. Ka humbur gjymtyrët. Ka humbur dorën dhe sërish, pa duar, na tregon rrugën kah duhet të shkojmë. Ka humbur këmbët dhe sërish, pa këmbë, e ka trasuar rrugën kah duhet të shkelim. Veterani ka humbur sytë dhe sërish, pa sy, sheh prej nga vjen rreziku. Sepse veterani nuk e ka humbur zemrën.”
Fitim Salihu
HARADINAJ NË DITËN E VETERANIT: BASHKË E MPOSHTËM ARMIKUN E I SOLLËM LIRINË VENDIT
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në Ditën e Veteranit ka thënë se bashkë me luftëtarët e mposhtën armikun dhe vendit ia sollën lirinë.
Ai tha se kjo ditë është ditë krenarie e lavdie.
Postimi i plotë:
Të dashur bashkëluftëtarë,
Kaluam së bashku ditë të paharruara, me vështirësi e flijime, të pikëlluar kur humbnim shokët, të lumtur kur korrnim fitore.
Që nga sulmi i parë mbi familjen Jashari, që ndezi mobilizimin e përgjithshëm për liri e pavarësi, rruga jonë u bë rrugë sakrifice, vendosmërie dhe qëndrese. Bashkë mposhtëm armikun e i sollëm lirinë vendit krah aleatëve.
Urime Dita e Veteranit, ditë krenarie e lavdie.
Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Veteranit, duke thënë se përulet me respekt të thellë para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr.
“Sot, në Ditën e Veteranëve të UÇK-së, përulemi me respekt të thellë para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr. Ata u bënë mburojë e popullit, zë i atdheut dhe shpresë në kohën më të errët”, shkruhet në urimin e Presidentes.
Osmani thekson se veteranët e UÇK-së janë dëshmia se liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim.
“Veteranët e UÇK-së janë dëshmia se liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim dhe sakrificë. Rrugëtimi i tyre drejt lirisë u kurorëzua me dinjitet dhe fitore. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit. Nderim i përhershëm veteranëve të UÇK-së”, përfundon urimi i Presidentes.
Me rastin e shënimit të Ditës së Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari në Prekaz”, që siç e quajti kryetari i OVL- UÇK’së, Hysni Gucati vendi i shkëndijave të para të luftës.
Por Gucati ka thënë se në këtë ditë nuk ndihen edhe aq të lirë, mbi arsyen se institucionet e Republikës së Kosovës nuk e kanë miratuar ligjin për vlerat e luftës.
“Mu në këtë vend para 34 viteve, kanë qenë shkëndijat e para të lirisë dhe mund të them luftës së parë frontale të bacës Shaban me dy djemtë me Hamzën dhe Adem dhe rrethi i gjithë Jasharit u përballen me forcat çetnike parlamentare serbe që luftuan për ditën e sotit. Dhe ne sot si veteranë nuk e ndjejmë vetën aq të lirë për arsye se ende kemi problem me institucionet tona ku ligji për vlerat e luftë nuk është bërë ende”, tha Gucati.
Kjo festë u konsiderua e mangët edhe mbi faktin se ish-krerët e UÇK’së Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po mbahen padrejtësisht në paraburgimin në Hagë tash e më shumë se pesë vjet.
“Këtë festë që festojmë sot e kemi të mangët sepse njerëzit që e kanë udhëhequr luftën, paqen, janë në qendër të paraburgimit në Hage. Kjo festë është e mangët për ne, pa atë njerëz që luftuan për vendin tonë. Unë në emër ttim dhe shokëve tonë, ia uroj Ditë e Veteranit familjeve të dëshmoreve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së”, deklaroi Gucati.
Homazhe përkujtimore do të organizohen edhe në lokacione të tjera anembanë Kosovës, nga degët e OVL UÇK-së në secilin qytet.