Vlora Hyseni është emëruar të mërkurën zëvendësdrejtore e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Ajo u emërua për një mandat pesë vjeçar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Hyseni është eksperte dhe njohëse shumë e mirë e marrëdhënieve ndërkombëtare, ndërsa flet disa gjuhë të huaja.
Vendimi për emërimin e saj në këtë post ka hyrë në fuqi nga dita e djeshme dhe i është dërguar Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencës.