Vlorë, arrestohet për shpërdorim detyre kreu i IMT-së

Vlorë | 03 Gus 2017 | 10:59 | Nga

Policia e Vlorës ka vënë në pranga kryeinspektorin e Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Vlorës, Kledjon Rama, të dyshuar për shpërdorim detyre. Me kërkesë të prokurorisë, gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.

Nga hetimet e prokurorisë ka dalë se në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, vetëm për gjashtë muajt e parë të vitit 2017, janë referuar dhe regjistruar në regjistrin e veprave penale 81 materiale për veprën penale të ndërtmit të paligjshëm.

Nga administrimi i këtyre materialeve rezulton se në asnjë prej këtyrë rasteve nuk ka paraqitur kallëzim penal IMT pranë Bashkisë Vlorë. Ndërsa nga administrimi i dokumenteve pranë IMT në Bashkinë Vlorë, rezulton se ky institucion nuk ka mbajtur asnjë procedurë administrative në lidhje me 81 rastet.

Nga të dhënat rezulton se nga Kryeinspektori i IMT-së pranë Bashkisë Vlorë, janë kryer veprime/mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, të kryera në kundërshtim me ligjin “Për inspektimin e ndërtimit”.

Rezulton se është detyrë funksionale e Kryeinspektorit të IMT-së, që të kontrollojë zbatimin e ligjshmërisë dhe standarteve teknike ne fushën e ndërtimit dhe urbanistikës, si dhe të evidentojë çdo ndërtim pa leje, duke marrë masat përkatëse deri në paraqitjen e kallëzimit penal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme