Një sasi prej 48 kg kanabis dhe 97 fidanë të mbjellë në kubikë, gati për kultivim, janë sekuestruar nga policia në qytetin e Vlorës, ndërsa dy shtetas janë arrestuar në vazhdën e operacionit të koduar “Prita”.
Operacioni policor është zhvilluar në lagjen “24 Maji” të qytetit bregdetar, ndërsa sasia e drogës është gjetur në një banesë. Në pranga kanë rënë 36-vjeçari Z.I. dhe 30-vjeçari E.B., të dyshuar si autorët përgjegjës për veprimtarinë e paligjshme, ndërsa janë sekuestruar gjithashtu dy automjete, aparatë celularësh, një peshore elektronike dhe sende të tjera.
Dy të arrestuarit do të procedohet tashmë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të qytetit të Vlorës për veprat penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “kultivim të bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim./top channel/