LSDM-ja dhe Zoran Zaevi për çdo ditë e shkatërrojnë Republikën e Maqedonisë. Karteli kriminal sillet me shtetin si pronësi private. Zaevi me politikat e tij dëmtuese dhe shkatërruese luan me fatin e shtetit dhe qytetarëve. Kështu nis komunikata e sotme e partisë më të madhe opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE-së.
“Përderisa qytetarët jetojnë në mjerim dhe varfëri, bizneset e kartelit kriminal lulëzojnë. Standardi i qytetarëve është edhe më i keq, ndërsa pagat e qytetarëve janë larg nga premtimi prej 500 euro. Nuk ka asgjë nga premtimi për mjekët për paga prej 100.000 denarë, 600 kilometra autostradë e re, kthimi i TVSH-së për qytetarët dhe shumë projekte të tjera.
Zaevi iu shmang zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pasi e dinte se bindshëm do t’i humbas, për shkak se qytetarët për dy vjet panë vetëm kriminalin, korrupsionin, tenderët milionëshe të ndarë në katër sy, nepotizëm, dhunë, kërcënim, frikësim dhe trysni.
Shtetit po i ndodh katastrofë në regjimin e LSDM-së dhe Zaevit. LSDM-ja dhe Zaevi i shesin interesat kombëtare dhe shtetërore të Republikës së Maqedonisë, duke e devalvuar të drejtën dhe shtetin ligjor.
Zaevi në mënyrë të rrejshme angazhohet për një shoqëri për të gjithë, duke bërë ndarje të reja që kanë pasoja afatgjata dhe që do të çonin drejt konflikteve të reja në shoqëri.
Zaevi patjetër duhet të ikë një orë sa më parë.
Republika e Maqedonisë nuk ka më shumë kohë të humbas. Qytetarët e Maqedonisë meritojnë të jetojnë në një shtet të drejtë, me dinjitet dhe respekt, ndërsa ajo është e mundur vetëm me kandidatë të shkëlqyer dhe të drejtë për president që do ta respektojë vullnetin e qytetarëve, ligjet dhe Kushtetutën.
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë meritojnë president, njeri i cili do të arrijë ta udhëheqë shtetin drejt fitoreve të reja, për shkak se ata e meritojnë më të mirën”. thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.