VMRO: LSDM duhet të shkojë në opozitë

Prishtinë | 03 Maj 2018 | 15:31 | Nga

Edhe njëherë u vërtetua se LSDM nuk ka kapacitet për ta udhëhequr shtetin. Ende pa kaluar një vit, LSDM arriti që ta gjunjëzojë shtetin, shkatërruan gjithçka që prekën, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Nuk ka reforma, shtohet më tej në kumtesë, nuk ka zhvillim, nuk ka 600 kilometra autostradë të re, nuk ka pagë mesatare prej 500 eurosh, pensionet nuk u rritën, nuk ka 100 mijë denarë pagë për mjekët.

“Gjithçka që mund të shihet është paaftësia dhe jo puna e kësaj Qeverie. Prej kur janë në pushtet karteli kriminal i LSDM-së u bë simbol i nepotizmit, korrupsionit dhe pasurisë personale. Me çdo ditë të kaluar konfirmohet se Zaevi dhe funksionarët përreth tij nuk e kanë për qëllim përmirësimin e jetës të qytetarëve, por pasurimin të tyre personal”, thuhet në reagim.

Korrupsioni rritet, ekonomia stagnon, ndërsa investitorët e rinj, siç shtohet, ikin dhe e anashkalojnë Maqedoninë e cila u fundos në vendet më të korruptuara në botë.

“Rruga që LSDM po e udhëheq shtetin nuk çon në përmirësimin e standardit dhe shtetit më të pasur. Republika e Maqedonisë duhet të kthehet në rrugën e duhur. Për atë LSDM-ja duhet të shkojë në opozitë ku e ka vendin”, thuhet në kumtesë.lsdm

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme