Në Vushtrri janë arrestuar katër persona, dy prej tyre të mitur, pasi që dyshohet se me forcë kishin depërtuar në një shtëpi ku edhe kishin vjedhur stoli ari në vlerë të 3 mijë eurove, 100 euro para të gatshme dhe një telefon.
Të arrestuarit në këtë rast janë ; G.H dhe G.M 18 vjeçar si dhe A. H dhe I.M, i pari i moshës 34 vjeçare, kurse tjetri 32.
Policia njofton se në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar stoli ari dhe gjësende të ndryshme, të cilat pas procedurave të nevojshme i janë kthyer pronarit.
Poashtu bëhet e ditur se pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit dy të dyshuarve të parë u është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar për procedurë të rregullt.