Vodhën karburantin ku punonin, arrestohen 2 persona

Prishtinë | 17 Maj 2019 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Policia e Korçës ka vënë në pranga 2 shtetas dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër, nën akuzën e vjedhjes.

Policia bën me dije se të arrestuarit janë shtetasit F.S, 25 vjeç dhe M.Z, 29 vjeç, banues në Berat (me detyrë punonjës të një kompanie, e cila kryen punime pranë gazsjellësit TAP).

Si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A.B, 49 vjeç, banues në Korçë.

Ditën e djeshme shtetasit F.S dhe M.Z, janë kapur në flagrancë në lagjen nr 17 në Korçë, duke i shitur shtetasit A.B, 200 litra naftë, sasi të cilën këta shtetas dyshohet ta kenë vjedhur duke shpërdoruar detyrën, nga një mjet i kompanisë në të cilën ishin të punësuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme