Vodhën stoli e orë dore, arrestohen tre persona dhe sekuestrohen dy armë zjarri

Prishtinë | 12 Shk 2023 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar mbrëmë tre persona E.A., 41-vjeçar, H.S., 36-vjeçar dhe A.A., i moshës së mitur, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Ndërsa, personi i identifikuar si i dyshuar për blerje, pranim të gjësendeve të vjedhura, B.A., 48 vjeçar, sipas Policisë, ndodhet në arrati.

Gjithashtu, Policia ka njoftuar se lidhur me vjedhjen e rëndë në dy lokacione, personave të dyshuar iu janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe gjësendet si stoli, disa orë dore, etj., ku dyshohet se janë të vjedhura.
“Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke kryer veprimet e nevojshme, lidhur me veprën vjedhje e rëndë dhe dy armëmbajtje pa leje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje, është bërë e ditur se arrestimi i të dyshuarve është bërë si rezultat i hetimeve, të cilën specialist për hetimin e krimit e kanë bërë në rastin e denoncuar më datë 10 shkurt të këtij viti.

Të ngjashme