Vodhi një automjet, prangoset 63-vjeçari në Vlorë

Prishtinë | 10 Sht 2026 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Policia në Vlorë ka arrestuar një person, i cili dyshohet se u kap në flagrancë duke tentuar të vidhte një automjet.

Sipas policisë, 63-vjeçari u kap nga shërbimet policore në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, në momentin kur dyshohet se po kryente vjedhjen.

Automjeti është gjetur dhe sekuestruar nga policia, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme