Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje’.
Si rezultat i hetimeve dhe provave të siguruara, hetuesit policorë kanë arrestuar të dyshuarin B. V., 22 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, “pasi që i njëjti dyshohet se me datën 05 maj 2022 në Vushtrri, ka kryer veprën penale ‘vjedhje’ të një telefoni IPHONE. Si provë materiale te i dyshuari është gjetur telefoni i vjedhur dhe i njëjti i është kthyer viktimës”, tha policia.
Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.