Vodhi para në një xhami të Prizrenit, dënohet me tri vite burgim

Prishtinë | 01 Kor 2021 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit  N.H., ai është dënuar me tri vite burgim për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”.

Ai është shpallur fajtor për shkak se në janar të vitit 2020, në orët e mesnatës në Prizren, “i pandehuri N.H., me qëllim që vetes ti sjell dobi pasurore e të kundërligjshme, tjetrit i ‘a merr pasurinë e luajtshme, në atë mënyrë që i pandehuri nga ndërtesa fetare – xhami, duke shfrytëzuar momentin e përshtatshëm kur  në objekt nuk ishte askush, me një mjet të përshtatshëm për të kryer veprën penale, e dëmton derën e hyrjes, hyn brenda dhe me forcë hap kasafortën dhe nga ata merr para, dhe pastaj largohet nga vendi i ngjarjes pa u vërejtur nga askush, me ç ‘rast te të dëmtuarit shkakton dëm material”, njofton gjykata.

Kësodore ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 315 par. 2 nën par. 2.2 të  Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale,  të akuzuarin N.H.,  e GJYKON: Dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri viteve.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Të ngjashme