Ky Caddy në foto nuk është njëri nga modelet standarde, por është një model i modifikuar për të cilin përgjegjës është kompania britanike Reflex Auto Design.
Reflex Auto Design për këtë Caddy R360, ndër të tjera, ka zgjedhur mbrojtësit anësor të zgjeruar, mbrojtësin e përparmë me vrima të mëdha për ajër, mbrojtësin e pasmë shtesë (difuzer), dritat e pasme LED, maskën e përparme me ngjyrë të zezë, si dhe eksterier me ngjyrë karakteristike të kaltër “R”.
Gjithashtu, kjo kompani për këtë Pick-up të Volkswagenit ka zgjedhur edhe set të ri të rrotave nga alumini, amortizatorët e modifikuar, si dhe sistemin e shkarkimit të gazrave nga titani.
Sa i përket interierit, ky Caddy ka ulëset nga Porsche Boxster Spyder, disa detaje nga fibra të karbonit, lëkurë “Alcantara”, vrima e ventilimit nga Audi RS3, etj.
Ndërsa sa i përket motorit, Caddy R360 vjen me motor të Golf 5 GTI Edition 30 i cili është me kapacitet prej 360 kuajfuqi.