Golf i ri bën 200 km me një mbushje baterie

Prishtinë | 18 Nën 2016 | 16:40 | Nga

Është e vështirë që të konkurrojë ndonjë veturë se sa kilometra përshkon vetura elektrike me Tesla Model S, por Volkswagen mendon ta bëjë këtë me versioni për 2017 të e-Golf EV.

Volkswagen thotë se vetura ka 50% rritje të kilometrave që mund të përshkojë, por 50% rritje do të thotë që vetura mund të kalojë vetëm 200 kilometra me një mbushje të vetme, që është shumë më pak se Teskla Model S.

Bateritë e reja brenda veturës tani janë 35.8kWh, që është më shumë se që ishte në veturën paraprake, 24.2 kWh. Kjo mundëson që vetura mund të mbushe bateritë për më pak se 6 orë në stacionet normale për mbushje.

Motori elektrik e-Golf prodhon 134 kuaj fuqi, ndërsa shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 9.6 sekonda, para se ta arrij shpejtësinë maksimale prej 150 kilometra në orë.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme