Kompania gjermane prestigjioze e veturave, Volkswagen, ka mesi i këtij viti konsumatorëve do t’iu ofrojë motor të ri benzinë V6 për Touareg.
Përveç dy motorëve dizelë, konsumatorët e Volkswagen Touareg do të kenë mundësi të zgjedhin edhe motorin e rin benzinë. Fjala është për motorin 3.0-litër V6 me kapacitet prej 335 kuajfuqi, 53 kuajfuqi më shumë nga motori aktual më i fuqishëm V6 TDI, transmeton Koha.net.
Po ashtu, me motor të ri ky Touareg shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 5,7 sekonda, si dhe emeton dyoksid të karbonit rreth 203 gramë për kilometër – 30 g/km më shumë nga motori dizel.
Modeli me motor të ri benzinë do të ketë sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat dhe marshin automatik me 8 shpejtësi.
Touaregu ofrohet në tri paketa: SE L, R-Line dhe R-Line Tech. Paketa standarde përfshinë rrotat prej 19-inç, dritat LED, ulëset prej lëkure me sistemin e ngrohjes, etj.
Sa i përket interierit, “Innovision Cockpit” vjen me instrument-tabelën digjitale prej 12-inç, sistemin për argëtim dhe informim me ekran prej 15-inç, i cili është standard në paketën R-Line Tech por mund porositet me pagesë shtesë edhe në versione të tjera.
Shitja e Touaregut me motorin e ri V6 benzinë pritet të fillojë në gjysmën e parë të këtij viti, ndërsa dërgesat e para pritet të fillojnë ka fundi i vitit.