Bashkëthemeluesi i gjigantit rus të teknologjisë “Yadex”, Arkady Volozh, e ka përshkruar si ‘’barbar’’ pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Moska
Kompania Yadex është akuzuar për fshehjen e informacionit rreth luftës nga publiku rus, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Volozh, i përballur me kritika nuk ka folur publikisht në lidhje me këtë ngjarje, ai është larguar nga Yadex në vitin e kaluar.
“Ka pasur arsye për të heshtur gjatë këtij procesi të gjatë. Ndërsa, gjithsesi do të ketë pyetje gjatë kohës së deklaratës sime sot, nuk duhet të ketë pyetje për thelbin e saj. Unë jam kundër luftës.” u shpreh Volozh në një deklaratë.
Volozh tha se ishte “i tmerruar” që shtëpitë e shumë ukrainasve bombardoheshin çdo ditë.