Volvo ofron elektricitet falas për veturat hibride

Prishtinë | 09 Nën 2019 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Volvo do të ofroj elektricitet falas për një vit për çdo veturë të saj plug-in hibrid të blerë nga tani e deri më 30 qershor 2020.

Kjo kompani shpreson që ky program do të zvogëloj emitimin e gazrave në botë si dhe do ti inkurajoj shoferët drejt veturave elektrike, transmeton Koha.net.

Kjo ofertë ka hyrë menjëherë në fuqi për konsumator privat por edhe për biznese e çdo elektricitet i përdorur nga veturat do të regjistrohet në aplikacion e Volvos, On Call.

Kostoja e elektricitetit për mbushjen e veturave në shtëpi do të filloj të kalkulohet nga maji i 2020-ës e pastaj Volvo do t’i rimbursoj konsumatorët.

Në vitet e fundit, bizneset gjithnjë e më shumë janë shtyrë drejt përdorimit të veturave hibride, duke paguar më pak taksa e dule fituar grande për këtë.

Megjithatë si mbas hulumtimeve të fundit, del që shoferët e veturave hibride nuk janë duke i mbushur bateritë, e në vend të kësaj ata i përdorin ato vetëm me benzinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme