Brendi automobilistik Volvo ka përditësuar modelin XC60 për vitin 2021, si rival i BMW X3 dhe Audi Q5. Përditësimet janë të fokusuara në ndryshime të vogla dizajni, teknologji të re interieri dhe përditësim të veçorive asistuese për ngasje.
Të gjitha versionet XC60 nga muaji maj do të kenë sistem Android, që sjell aplikacionet dhe shërbimet e Googlet më afër pronarëve të Volvos.
Funksionet për ngasje pa duar tani menaxhohen nga Google Assistant, navigacioni vjen nga Goole Maps dhe aplikacionet e tjera mund të instalohen përmes dyqanit të Googlet, Play Store, përmes ekranit të ndjeshëm me prekje.
Pos kësaj, vetura e re do të ketë sensorë të rinj e kamera.
Volvo thotë se me teknologjinë e re të sensorëve, modeli do të ketë më shumë kujdes për këmbësorët dhe është më i kujdesshëm me frenimin automatik emergjent. Sistemi i ngasjes gjysmë-autonom do të mundësojë “përkrahje të lehtë” në shpejtësi jo të madhe.
Gjiganti suedez s’ka prezantuar ndryshime në motorët e XC60, që vazhdojnë të vijnë me kombinimet hibride e me çmim mbi 40 mijë euro.