Gjiganti automobilistik, Volvo, ka ristrukturuar linjën S90 për vitin 2020, duke hequr modelet benzinë e dizelë nga shitja. Tani S90 vjen vetëm me versionin T8 hibrid, në modelet R-Design ose Inscription.
Çmimet mbesin mbi 60 mijë euro.
Volvo S90 T8 ka kombinim prej 300 kuajfuqish, me motorin 2.0-litërsh benzinë dhe një motor elektrik me 86 kuajfuqi. Sistemi ofron përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë për vetëm 5.1 sekonda, dhe mund të ecën në versionin elektrik për 60 kilometra distancë.
Është ristrukturuar edhe linja V90, por aty më nuk ofrohet versioni hibrid T8. Tashmë vjen versioni T6 hibrid me motor 2.0-litërsh i kombinuar me motorë elektrikë.