Von Cramon: Dënoj dhunën dhe veprimet në veri, duhet përmbajtje nga të dyja palët

Prishtinë | 27 Maj 2023 | 18:35 | Nga Ekonomia Online

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se e dënon dhunën dhe veprimet që kanë ndodhur në veri të vendit.

Ajo tha së nevojitet përmbajtje nga të dyja palët dhe angazhim i plotë ndaj dialogut të udhëhequr nga Brukseli si dhe zbatimi i menjëhershëm i marrëveshjeve të arritura.

“Kam filluar vizitën në Kosovë me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe me mediat për të marrë më tepër informata për situatën e djeshme në veri dhe zhvillimet aktuale, para se të takohem me zyrtarët qeveritarë, me KFOR-in, EULEX-in dhe serbët e Kosovës në Mitrovicë.Dënoj dhunën dhe veprimet në veri. Nevojitet përmbajtja nga të gjitha palët dhe angazhimi i plotë ndaj Dialogut të udhëhequr nga #BE , si dhe zbatimi i menjëhershëm i marrëveshjeve të arritura. Mbështetje e plotë për@MiroslavLajcak në përpjekjet e tij”.

Të ngjashme