Ekonomia Online
FUNDIT

Von Cramon: Kosova meriton të jetë në Samitin për Demokraci, mosftesa ishte gabim i administratës së Bidenit

Von Cramon: Kosova meriton të jetë në Samitin për Demokraci, mosftesa ishte gabim i administratës së Bidenit

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon tha se Kosova është dashur të jetë në Samitin për Demokraci dhe se mosftesa ishte gabim i administratës së Bidenit. Eurodeputetja kësisoj i është përgjigjur në Twitter deklaratës së analistit politik kosovar Agon Maliqi, i cili vlerësoi se Kosova e meriton të jetë një nga pjesëmarrëset […]

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon tha se Kosova është dashur të jetë në Samitin për Demokraci dhe se mosftesa ishte gabim i administratës së Bidenit.

Eurodeputetja kësisoj i është përgjigjur në Twitter deklaratës së analistit politik kosovar Agon Maliqi, i cili vlerësoi se Kosova e meriton të jetë një nga pjesëmarrëset në këtë samit.

“Unë pajtohem që Kosova e meriton të jetë në Samitin e Demokracisë, por nuk e kuptoj se cilat arsye sigurie e pengojnë pjesëmarrjen e Kosovës. Ky është padyshim një gabim i administratës Biden, i cili, shpresojmë se ende mund të korrigjohet”.

I agree that Kosovo deserves to be at the Democracy Summit but don't understand what security grounds hinder Kosovo's participation.

This is clearly a mistake by the Biden administration that hopefully still can be fixed. https://t.co/mpmz8NBf4P

— Viola von Cramon ?????? (@ViolavonCramon) November 10, 2021

Të ngjashme