Von Cramon kundër restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës: Nuk duhet të ketë vend për mohimin e Holokaustit

Prishtinë | 08 Shk 2022 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka dal kundër restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë.

Von Cramon përmes një postimi në Twitter ka shkruar se është e shqetësuar në lidhje me restaurimin e shtëpisë së Devës.

“Rasti i shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicën e Jugut personalisht më shqetëson dhe ngrit shumë shqetësime. Zbardhja e së shkuarës dhe shtrembërimi i fakteve për bashkëpunëtorin/protagonistin e njohur nazist të Divizionit të 21-të SS “Skanderbeg” nuk duhet të lejohet”, ka shkruar Von Cramon.

“Nuk duhet të ketë vend për ndryshim të historisë së Luftës së Dytë Botërore dhe mohimin e Holokaustit. Në vend të kësaj, kjo duhet të shfrytëzohet si një mundësi për t’u marrë me të kaluarën dhe për të lejuar që të gjitha komunitetet e Kosovës të bëhen bashkë për të krijuar narrativën dhe të vërtetën e përbashkët që është gjithëpërfshirëse dhe e bazuar në fakte për bashkëpunëtorët vendas nazist që kanë kryer krime lufte kundër hebrenjve, serbëve, shqiptarëve dhe të tjerëve nga divizioni SS “Skanderbeg” dhe forcat ushtarake të Devës”, ka shkruar ajo në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme