Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se marrëveshja e arritur këtë të enjte në Bruksel tregon se sa mund të arrihet nga Kosova dhe Serbia.
“Shumë e rëndësishme që u ruajt paqja dhe u gjet zgjidhja në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE për krizën e targave të veturave”, është shprehur Von Cramon, transmeton Klankosova.tv.
“Kjo tregon se sa mund të arrijmë bashkë kur Kosova dhe Serbia kanë vullnetin të bëjnë kompromis dhe të negociojnë”.