Raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, është e para nga bashkësia ndërkombëtare që ka pranuar se tre zyrtarët policorë janë kapur nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës. BE dhe KFOR e kanë kualifikuar si “arrestim” kidnapimin e policëve dhe kanë thënë se po presin nga NATO mbledhjen e informacioneve. SHBA ka kërkuar lirimin e menjëhershëmdhe pa kushte të policëve
Në një reagim në Twitter që ka bërë mbrëmë, Cramon ka thënë se është është e paligjshme hyrja e forcave speciale të Serbisë në territorin e Kosovës dhe “lidhja e policëve si kriminelë lufte”.
Zyrtarja evropiane ka thënë se në bazë të informacionit të qasshëm, zyrtarët policorë të Kosovës nuk kanë lëvizur makinat e tyre, por kanë ecur në këmbë në zonën kufitare me Serbinë.
“Edhe nëse ky operacion i nënshtrohet ligjërisht një njoftimi, është e paligjshme që të hysh në territorin e Kosovës me forcat speciale të Serbisë dhe të lidhësh zyrtarët policorë si kriminelë lufte, dhe t’i dërgosh në Beograd”, ka shkruar ajo.
& arrest them there.
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) June 15, 2023
Preparing to become a member of the #EU, 🇷🇸 should follow #RuleofLaw, respect int. law, honour agreements & release the policemen ASAP.
In the course of a further de-escalation, the unilateral import ban from #Serbia imposed by #Kosovo must also be lifted.