Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovë, Viola von Cramon, është takuar në Bruksel me Shefen e Misionit të UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh, me të cilën diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në rajon, si dhe për dialogun Kosovë-Serbi.
“Ziadeh përsëriti angazhimin e UNMIK-ut për një qasje me në qendër njerëzit dhe avancimin e paqes dhe sigurisë për gratë dhe të rinjtë, të drejtat e njeriut dhe zbatimin e ligjit. Ajo gjithashtu theksoi se UNMIK-u do të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë në mbështetje të paqes dhe besimit ndërmjet komuniteteve”, ka shkruar UNMIK në Twitter, transmeton Klankosova.tv.