Von der Leyen: BE-ja do të negociojë me Trumpin, por është gjithashtu e gatshme për kundërmasa

Prishtinë | 06 Pri 2025 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Europian po përgatitet t’i mbrojë interesat e tij me kundërmasa proporcionale ndaj tarifave të presidentit amerikan Donald Trump dhe do të punojë me partnerët e tij në këtë drejtim, tha sot presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pas një bisede telefonike me kryeministrin britanik Keir Starmer.

Von der Leyen tha gjithashtu se BE-ja është e përkushtuar të punojë ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar për sigurinë dhe mbrojtjen dhe është e shqetësuar për pengimin e Rusisë në përpjekjet për paqe në Ukrainë.

Presidentja e Komisionit Europian do të takohet me Starmer në Londër më 24 prill si pjesë e Konferencës Ndërkombëtare për të Ardhmen e Sigurisë së Energjisë.


Të ngjashme