Von der Leyen: Brenda qershorit, opinioni për hyrjen e Ukrainës në BE

Prishtinë | 09 Maj 2022 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Brukseli mund të japë mendimin e tij për hyrjen e Ukrainës në Evropë deri në qershor. Këtë e bëri të ditur presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, në fund të një bisede telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Në Ditën e Evropës ne folëm për mbështetjen e BE-së për rrugën evropiane të Ukrainës. Mezi presim të marrim përgjigjet e pyetësorit për kandidaturën për anëtarësim në BE. Komisioni synon të japë mendimin e tij në qershor”, shpjegoi Von der Leyen në një postim në Twitter.

Njw muaj mw parw presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen i dorëzoi me ceremoni presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky pyetësorin, si pjesë e procesit të gjatë të anëtarësimit në BE, duke i dhënë mundësinë e një hapi të rëndësishëm Ukrainës drejt BE.

Të ngjashme