Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur ngushëllime për humbjen e 176 jetëve pas rrëzimit të një aeroplani ukrainas.
“Ngushëllimet e mia për të gjithë të dashurit e atyre që humbën jetën pas përplasjes së aeroplanit ukrainas këtë mëngjes”, ka thënë Von der Leyen, transmeton Klan Kosova.
“Këtë moment i përket ekspertëve të sigurisë së aviacionit që të hetojë shkaktarët e përplasjes, për të dhënë përgjigje për këtë tragjedi”.