Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka komentuar vizitën e saj të sotme në Serbi.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në platformen “X” tha se oferta e anëtarësimit në BE është një mundësi.
Këto komente, Von der Leyen i bëri pas takimit që pati me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
“Oferta për anëtarësim në BE është një mundësi. Është premtimi i paqes, prosperitetit dhe solidaritetit. Së bashku, e kapërcyem krizën energjetike të vitit 2022. Sot, BE-ja do të vazhdojë të ndihmojë në mbajtjen e sigurisë së Serbisë gjatë dimrit. Kjo do të thotë të jesh një partner i besueshëm”, ka shkruar ajo.